Lifestyle

Zuckerberg shet rreth 500 milionë dollarë aksione në Facebook

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, gjatë muajit shkurt ka shitur rreth 500 milionë dollarë aksione për të financuar investimet e tij filantropike në iniciativën Chan Zuckerberg.

Kjo lëvizje tij nuk hera e parë, sepse Zuckerberg kishte planifikuar prej kohësh të shiste aksionet e tij për të mbështetur organizatën e themeluar në dhjetor të 2015-së, ku deri më tani ai ka shitur 2.7 milionë aksione me vlerë 482.2 milionë dollarë, shkruan Telegrafi.

[the_ad id=”10827″]

Ai në shtator tha se do të shiste diku mes 35 dhe 75 milionë aksione në 18 muajt e ardhshëm dhe me një përllogaritje e thjeshtë, ai pritet të shes plotë 13 miliardë dollarë.

Miliarderi i Luginës së Silikonit ka premtuar të dhurojë 99 për qind të aksioneve të tij në Facebook në Iniciativën Chan Zuckerberg, të cilat vlenin 45 miliardë dollarë kur u themelua fondacioni.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top