Aktualitet

Ali Ahmeti tërhiqet nga politika, BDI mbetet pa kryetar partie!

 

Zërat se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së shpejti do të tërhiqet nga politika, detyrimisht edhe nga posti kryetar partie i BDI-së, janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Dorëheqja eventuale e kryetarit të BDI-së, siç shihet, është pak para hapjes së procedurave gjyqësore të Ali Ahmetit dhe bashkëpartiakëve të tij, të cilët po akuzohen për skandalin e shumëpërfolur “Magjar Telekom” dhe për anulimin e regjistrimit të popullsisë bashkë me Nikolla Gruevskin. Sipas burimeve partiake brenda BDI-së, marrim vesh se Ahmeti do të japë dorëheqje nga kreu i partisë pak para se të fillojë fushatë e hapur më serioze kundër tij nga bashkësia ndërkombëtare.
Askush deri më tani nga partia blu nuk ka dhënë shpjegim dhe prononcim paraprak se çfarë do të jetë fati i Ali Ahmetit, por sipas të njëjtit burim marrim vesh se Ali Ahmeti i jep fund politikës për shkaku të aferave korruptive ndërkombëtare, për të cilat pritet që së shpejti të gjykohet nga gjykatat ndërkombëtare. Presioni ndërkombëtar pritet që ta lë BDI-në pa kryetar partie, ndërsa Ali Ahmeti do t’i japë fund karrierës politike, duke u marrë deri në fund të jetës së tij me procese gjyqësore ndërkombëtare./kumanovapress.info

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top