Maqedoni

Vasko Ilievski drejtor i ABS: Nëse miratohet propozim ligji për lojërat e fatit mund që të ngelen pa punë rreth 7000 njerëz

Përmes tatimeve të larta që i paguan, industria e lojërave të fatit kontribuon me 250 milion euro në buxhetin shtetëror ose 4 % në bruto prodhimin vendor. Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga puna e jonë në buxhetet lokale dhe shtetërore u futën 253 milion euro. Në mënyrë plotësuese, industria e jonë, me secilin bastore të re, ka ndikim indirekt edhe në zhvillimin e furnizuesve që punojnë në industri tjera. Nëse miratohet propozim ligji për lojërat e fatit do të nxiten bastoret ilegale ose qytetarët do të luajnë në sajtet ndërkombëtare. Me këtë nuk do ta ulim bixhozin, por vetëm shteti do të humb të ardhura nga kjo gjë, tha në intervistën për Faktor, Vasko Ilievski, drejtor i Asociacionit për bastore sportive.

Si do të ishin efektet ndaj ekonomisë dhe punësimeve nëse miratohet propozim ligji i ri për lojërat e fatit?

Efektet do të ishin shumë negative, të mos them rrënuese për edhe ashtu ekonominë e rrënuar. E para, rreth 7.000 njerëz do t`i humbasin vendet e punës. Ato janë 7.000 familje që jetojnë nga këto të ardhura. Këtu do të dëshiroja të theksoj se, këto para së gjithash janë, njerëz të rinj të cilët përmes punësimit sigurojnë pagë të rregullt, por edhe mundësi për fitim shtesë nga puna në festa dhe në orët e mbrëmjes. Kjo i siguron siguri dhe stabilitet dhe i jep mundësi që ta planifikojnë të ardhmen e tyre në vend. Nëse këto të rinj i humbasin vendet e punës, rrezikojmë që ta lëshojnë shtetin, diçka që për ne si shtet do të ishte shkatërruese. Pastaj rreth 600 lokacione ku merren me qira objektet do të duhet që të kërkojnë qiramarrës tjerë, që nënkupton se edhe ato do të humbasin të ardhurat e tyre në një periudhë të caktuar. Pastaj këtu janë të gjitha bizneset dhe industritë të cilat bashkëpunojnë me industrinë tonë, dhe të tilla janë të shumta për t`u numëruar. Vetëm do të përmend një të dhënë, ne si industri përkrahim thuajse 54.000 vende pune.

E dyta, fal industrisë së lojërave të fatit në buxhetin shtetëror ka të hyra të majme. Ne jemi industri e cila paguan tatime të mëdha, kontribuon me një të katërtën e një miliard euro në buxhetin shtetëror. Konkretisht, industria e lojërave të fatit ka 4 % pjesëmarrje në bruto prodhimin vendor. Në buxhetet lokale dhe republikane gjatë vitit të kaluar janë futur gjithsejtë 253 milion euro fal punës tonë. Këto janë para që shfrytëzohen direkt për nevojat e të gjithë qytetarëve në shtet.

Këtu njashtu do të dëshiroja që të theksoj se industria e jonë ndikon edhe në zhvillimin ekonomik edhe atë përmes rritjes së vëllimit të prodhimit të furnizuesve të saj. Gjatë hapjes së bastoreve të reja, si dhe mirëmbajtjes së atyre që janë ekzistuese në vazhdimësi bashkëpunojmë me më shumë industri dhe i shfrytëzojmë shërbimet e shumta, si prodhimtaria e mobiljeve, mjeteve elektrike, furnizimit me mjete telekomunikuese dhe kompjuterike, zhvillim të softverëve, furnizim dhe mirëmbajtjen e parkut lëvizës dhe të ngjashme. Kështu për shembull me hapjen e secilës bastore të re, të cilat në Maqedoni ekzistojnë rreth 600, investohet nga 50 deri në 80.000 euro, ndërsa për mirëmbajtjen e bastoreve aktuale ndahen nga 10 deri në 15.000 euro. Këto janë para që futen në sfera tjera dhe konribuojnë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Shoqatat thuan se bastoret nxisin varësi, cili është mendimi i juaj në lidhje me këtë çështje?

Vet loja, sipas hulumtimeve të shumta botërore nuk ka aspak efekt negativ te pjesëmarrësit. Në bazë të hulumtimeve të deritanishme 0.1 %-0.8 % nga njerëzit që i praktikojnë lojërat e fatit tregojnë shenja të varësisë potenciale. Sipas rezultateve më të reja që vijnë nga analiza e përgjithshme edhe në Britaninë e Madhe, vetëm 0.8 % e njerëzve që luajnë lojëra të fatit kanë treguar shenja të varësisë.

Prej këtu vlerësoj se perceptimi për “varësi” te qytetarët në pikëpamjen e bastoreve është jo reale. Në bastore luajmë dhe flasim për sport. Temat e bisedës janë sporti dhe llojet e sporteve. Tjera, në bastore është shumë e vogël shuma e financave që investohet. Bastoret janë vende për argëtim, lojëra dhe socializim. Në vende të vogla ku nuk ka kafiteri, bastoret janë vendet e vetme ku njerëzit mund të ulen, të flasin dhe të shoqërohen.

Kur jemi te të rinjtë, duhet që të jemi të vetëdijshëm se kur bëhet fjalë për sjelljet e tyre, ndikim më të madh ka mjedisi ku rriten dhe zhvillohen, pastaj shkollimi dhe sjelljet që i trashëgojnë. Pikërisht për këtë, vlerësoj se janë të nevojshme më shumë kampanja edukative, ku në mënyrë direkte do të përfshihen edhe prindërit dhe institucionet arsimore. Dhe kjo është diçka të cilën ne si Asociacion jemi të gatshëm që ta përkrahim, pasi që me të vërtet duam që të japim kontribut për rininë tonë.

Kërkesa e asociacioneve që po luftojnë kundër bixhozit është që të largohen bastoret. Kjo do të ndihmoje që fëmijët mos të fitojnë këtë sjellje. Do ta pranoni këtë kërkesë? 

Fëmijët duhet që të mbrohen, por kjo gjë mund që të bëhet vetëm në zbatimin e plotë të ligjeve aktuale. Largimi i bastoreve dhe kazinove nga shkollat thjeshtë nuk do të jep efektin e tillë që ato presin. Bastore ka edhe në ndërtesa dhe qendrat tregtare. Fëmijët më shpesh i shohin ato që janë nën shtëpinë e tyre sesa ato rreth shkollave. Asnjë analizë ose hulumtim nuk ka vërtetuar se sjelljet e bixhozit ndryshohen nëse objektet largohen, por përmes edukimit dhe rregullimit. Ne e kuptojmë shqetësimin dhe jemi tërësisht të përgatitur që të bashkëpunojmë. Por këto propozime thjeshtë nuk do të sjellin rezultate që ato i presin.

Por disa vlerësojnë se ligji do të ketë efekt dhe do të ulë bastin dhe paratë që qytetarët i harxhojnë në baste. A pajtoheni me këtë?

Kjo aspak nuk është e saktë. Përkundrazi, miratimi i këtij ligji do të krijoje kundër efekt. E para, hapet mundësia e hapjes së bastoreve ilegale. Gjëja më e keqe që mund të ndodhe për të rinjtë tanë dhe për ne si shoqëri është që të lejojmë zhvillimin e ekonomisë së zezë dhe t`i nxisim qytetarët tanë që të kërkojnë mënyra alternative për të luajtur. Në këtë rast, as do të kemi kontrollin ndaj lojërave e as mënyrën se si të mbrohen lojtarët.

E dyta, loja do të kryhet në internet. Për momentin nuk është e lejuar loja në internet tek ne, që nënkupton se qytetarët do të luajnë në sajtet ndërkombëtare. Me këtë nuk do ta ulim bixhozin, por vetëm shteti nuk do të ketë përfitim nga kjo. Kjo gjë në tërësi është iracionale.

Për fund, askund në Evropë, ku ka pasur industri të rregulluar si është tek ne, nuk është miratuar një ligj i këtillë që do ta mbyllte tërë industrinë, por është shkuar në rirregullim. Kjo është kështu pasiqë ata janë të vetëdijshëm se nëse diçka ndalohet ajo gjë kthehet në formë jo legale. Ndërsa ligji i ri, ashtu si është propozuar nënkupton ndërprerjen e tërë industrisë.

Zbatimi i ligjit në Shqipëri ka pasur komente shumë pozitive te qytetarët, pse edhe tek ne të mos jetë kështu?

Situata aspak nuk mund të krahasohet, ja pse. Miratimi i Ligjit të ri në Shqipëri kishte për qëllim që ta rregulloje ekonominë në të zezë dhe bastoret e egra, e cila ishte një problem i madh në shtet. Ky nuk është rasti këtu. Industria jonë është e rregulluar në mënyrë precize dhe të rreptë. Nuk ka aspak ekonomi të zezë rreth kësaj industrie për këtë moment, që nënkupton se tek ne diçka e tillë aspak nuk është e nevojshme. Shteti po rrezikon nga ky sistem i rregulluar në mënyrë precize që ta bëjmë ta parregulluar.

Njashtu, në raport me Shqipërinë, ende nuk është vërtetuar se Ligji i ri po ndikon ndaj situatës atje. Gjëja e vetme e cila është e dukshme tani është se po mbyllen bastore dhe po humben vende pune. Nëse i marrim parasysh vendet tjera nga rajoni dhe më gjërë, mund që të përfundohet se rregullativat ndaluese, të palogjikshme dhe të dëmshme largohen. Kështu për shembull, gjatë tentimit për ndalimin e bastoreve sportive në Mal të Zi është formuar një organizatë qytetare e cila po e mban qëndrimin se qeveria nuk guxon që ta rregulloje kohën e lirë të qytetarëve ndërsa përkrahje fituan edhe nga ish kryetari i gjykatës kushtetuese.

Projekti ALICE RAP, që është përkrahur nga Komisioni Evropian, shpreh se ka përparësi të shumta nga rregullimi adekuat i industrisë së lojërave të fatit, që do të nxis zhvillimin e sektorit. Të tilla janë, për shembull, ulja e aktiviteteve kriminale, mbrojtje më e mirë e lojtarëve dhe personave adoleshent, vendosjen e aktiviteteve dhe programeve për lojë të përgjegjshme, përkrahje më e madhe për industri tjera, punësim më i madh dhe mjete dukshëm më të mëdha në buxhetin publik.

Na tregoni diçka më shumë për aktivitetet tuaja si Asociacion?

Asociacioni i jonë fuqishëm është i përkushtuar që të kontribuoje në shoqëri. Fal industrisë së lojërave të fatit dhe kompanive që iu janë bashkuar Asociacionit të Bastoreve Sportive në Maqedoni, është rinovuar tereni i “Plazhit të grave” në Strugë, që e mban emrin e heroit maqedonas të hendbollit, Naumce Mojsovski. Janë duke u zhvilluar edhe kampanja të organizuara gjatë kohës së kampionatit botëror në futboll, dhe kampionatit botëror në hendboll, kemi mbledhur mjete me të cilat është furnizuar mjet modern mjekësor për Klinikën Universitare të Fëmijëve dhe KARIL e cila iu është mëse e nevojshme. Njashtu, në tragjedinë ku humbën jetën 14 persona në fatkeqësinë e autobusit në rrugën Shkup-Tetovë dhamë donacion mbi një milion denar për familjet e viktimave. Përskaj këtyre aktiviteteve, secili nga anëtarët ndihmon në shumë sporte dhe klube sportive. Pak njerëz e dinë se 3 % nga të ardhurat në buxhetin që vjen nga industria jonë shkon për agjencinë për të rinj dhe sport dhe investime direkte në sport. Kështu që, industria e jonë në tërësi ka efekt pozitiv ndaj buxhetit, por edhe ndaj zhvillimit të rinjve dhe sportit në shtetin tonë. Jemi të përgatitur për bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira që ende më shumë të investohet tek të rinjtë dhe të mbrohen nga fenomenet negative në shoqëri.

Cka nëse miratohet ligji?

Ne si Asociacion jemi të përgatitur që të ulemi në tavolinën e përbashkët me ministrinë resore dhe të bashkëpunojmë me qëllim që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjithë. Qëndrojmë fuqishëm në mendimin se propozim ndryshimet në ligjin për largimin e bastoreve nuk do ta ulin bixhozin dhe jemi të përgatitur që këtë në formë të argumentuar ta arsyetojmë.

Ne jemi të bindur se zgjidhja e vetme e pranueshme do të ishte ajo ku nuk do të ishte as dëm për industrinë, as dëm për të punësuarit, as dëm për shtetin, pasi që edhe njëherë do të dëshiroja të përkujtoj se industria e jonë në buxhetin shtetëror gjeneron të ardhura serioze.

Nëse megjithatë kjo ndodh, ne si Asociacion jemi të përgatitur që t`i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat e disponueshme për ta ruajtur industrinë, por edhe t`i mbajmë të punësuarit në punë dhe në sh

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top