Maqedoni

Ja çka mendojnë psikologët në Shqipëri pas miratimit të ligjit për lojërat e fatit

Vendimi i qeverisë shqiptare për t’i vënë çelësin më shumë se 4000 dyqaneve e basteve sportive, ka lënë 8,000 mijë njerëz të papunë, ndërsa humbja e të ardhurave të shtetit është vlerësuar në më shumë se 51 milionë dollarë në vit. Parlamenti shqiptar vitin e kaluar miratoi një ligj që ndalon bastet sportive dhe format e tjera të lojërave të fatit që nga fillimi i vitit 2019, kjo gjoja për të mbrojtur financat e familjeve shqiptare, ndërsa mediat rajonale shkruajtën se kryeministri Edi Rama, i mbylli bastet për të favorizuar vëllain e tij. Gjegjësisht, Rama sipas këtyre mediave dëshiron që me mbylljen e bastoreve, t’i krijojë monoplin e basteve vëllait të tij Olsi Rama, i cili do ketë në kontroll të plotë në lojërat online apo edhe ato në fshehtësi, që këto media thonë se “do të trajtohen si parcelat e mbjellura me kanabis” .

Çfarë ndodh pas miratimit të ligjit në Shqipëri?

Shoqata e basteve në Shqipëri deklaori se lojërat e fatit do të vazhdojnë edhe atë pavarësisht ndalimit të tyre me ligj, por në mënyrë të paligjshme. Kjo u konfirmua në terren. Shqiptarët vazhdojnë të luajnë në të “zezë” në vende të fshehura, madje disa kompani u licencuan për baste online në vendet evropiane dhe këto licenca i shfrytëzojnë që të punojnë në vende “të maskuara” si kafene. Shteti ka humbur plotësisht kontrollin mbi ta, dhe paratë për taksat, në vend të shkojnë në arkën e shtetit, përfundojnë në xhepin e pronarëve të kompanive.

Një muaj më parë, policia shqiptare kontrolloi disa objekte të dyshuara se punojnë në “të zezë” dhe gjeti në në këto veende se si funksionin si bastore më shumë se 2600 adresa online bastesh.

Ekspertët shqiptarë për pasojat e ligjit

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, Mateo Spaho mauj më parë për “Gazeta Shqiptare”’ tha se mbyllja e basteve sportive mund të ketë pasoja të rrezikshme, për shkak se ligji për lojërat e fatit do të provokojë një krizë në ekonomi dhe tek të punësuarit në këtë sektor.

Ekspertë të tjerë ekonomikë vlerësojnë se se mbyllja e lojërave të fatit nuk është një zgjidhje, pasi sipas tyre duhet gjetur një kompromis me kompanitë që janë të angazhuara në këtë drejtim, me të punësuarit dhe njerëzit që janë të interesuar për lojërat e fatit.

Analizat e psikologëve që ndjekin se çfarë po ndodh me lojtarët e lojërave të fatit pas zbatimit të ligjit në Shqipëri thonë se situata tani është shumë më alarmuese se më parë. Sepse, njerëzit të cilët ende duan të luajnë fshehen në vende të rrezikshme, ku shteti nuk ka qasje, me çka duket se mbyllja e dyqaneve të basteve nuk e ka reduktuar bastin fare.

Edhe pse ish ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka premtuar se njerëzit që kanë mbetur pa punë me këtë ligj do të punësohen, kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Zemërimi tek këto të punësuar që pësuan nga ligji po rritet dhe duket se ata së shpejti do të mbushin rrugët duke protesuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top