Maqedoni

Mbyllja e bastoreve legale dhe kazinove, do ta hap rrugën e bastit dhe bixhozit ilegal

Bastoret përmes ligjit aktual janë industri biznesore e rregulluar në vend e cila dukshëm investon në buxhetin shtetëror. Grupi i deputetëve të BDI-së kanë ngritur propozim ndryshimet e ligjit me të cilën parashikohet dislokimi i bastoreve dhe kazinove prej më së paku 500 metra nga linja ajrore nga shkollat, fakultetet, universitetet, institucionet, bibliotekat, kopshtet e fëmijëve, shtëpitë e fëmijëve pa prindër e të ngjashme. Kjo në praktikë nënkupton mbylljen e të gjitha objekteve në territorin e qytetit dhe nxjerrjen jashtë vendbanimeve. Pritjet janë se në këtë mënyrë do të ulet bixhozi dhe basti. Por sa në të vërtet kjo masë do ta arrije efektin e dëshiruar. Asociacioni i bastoreve sportive ndaj propozim ndryshimeve në vend të benificionit pozitiv sheh zhvillimin e ekonomisë së zezë. Për to masat e reja paraqesin një lloj stimulimi të zhvillimit të ekonomisë së zezë në dëm të bizneseve legale.

“Ne si Asociacion vlerësojmë se biznesi duhet rregulluar por jo edhe të mbyllet. As basti e as bixhozi nuk do të ndalohen edhe nëse këto propozim ndryshime miratohen, atëherë shteti do të ketë problem më të madh. Do të duhet që të kërkoje mënyrën dhe lokacionet se ku njerëzit luajnë baste ose bixhoz. Ne edhe sot jemi dëshmitar se bixhozi ilegal ekziston. Këtë gjë e flasin raportet e Ministrisë së punëve të brendshme të cilat vetëm para disa muajve kanë konfiskuar aparate ilegale të lojërave të fatit nga një objekt në Tetovë. Qëndrimi i jonë është se biznesi duhet rregulluar atje ku nuk është rregulluar, me çka shteti do të ketë kontroll të tërësishëm të parave”, deklaroi Vasko Ilievski nga Asociacioni i Bastoreve Sportive.

Përndryshe, ministria e punëve të brendshme vetëm para disa muajve e mbylli një bastore në Tetovë e cila ka punuar në të zezë, ndërsa para nisjes së vitit të ri në fshatin Rostushe janë konfiskuar aparate për lojërat e fatit për të cilat pronari nuk ka poseduar dokumentacion valid. Opinioni maqedonas është dëshmitar i betejës të cilën MPB-ja e ka me konfiskimin e poker aparateve ilegale në vitin 2013. Në tërë shtetin, ministria përmes aksionit “Detonator” ka konfiskuar mbi 1000 poker aparate. Rastet e MPB-së në vite janë dëshmi evidente se përskaj bastoreve dhe kazinove të regjistruara të cilat me rregull i paguajnë kontributet, megjithatë në masë të madhe është zhvilluar edhe bixhozi ilegal.

“Ne nga Drejtoria e të ardhurave publike qysh nga viti 2013 jemi të obliguar që ta shfrytëzojmë Sistemin informativ mbikëqyrës e cila me një lidhje 24 orëshe e përcjell secilën pagesë dhe fitimin e saj. Nëse dikush prej neve, të regjistruarve, këtë gjë nuk e respektojmë atëherë është parapa një gjobë prej 7000 euro. Industria në tërësi është e rregulluar sipas ligjit dhe propozim masat do të krijojnë kaos të vërtet dhe do të hapet mundësia për bastore dhe kazino ilegale, ndërsa nga ana tjetër bixhozi aspak nuk do të ulet. Lojtarët do të kërkojnë mënyra për të vënë baste ose ajo që është më e rrezikshme do ta bëjnë këtë gjë në objektet ilegale”, deklaroi Ilievski.

Nga ana tjetër, hulumtimi i Organizatës Evropiane për Organizim Evropian të Lojërave të Fatit tregoi se format e rregullimit qeveritar të basteve paraqesin mënyra për minimizimin e mundësive për bixhoz ilegal. Sipas të dhënave nga ligjet evropiane, ligjet që sillet në këto industri janë në drejtimin e rregullimit preciz dhe jo në drejtimin e mbylljes ose dislokimit të objekteve. Në sajtin e ministrisë së financave është publikuar se janë dhënë licenca për 26 automat klube në vend, pesë kazino dhe nëntë licenca për bastore sportive, të cilat me licencë mund që të hapin nga 25 bastore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top