Maqedoni

Ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit në Mal të Zi nuk e ulën bixhozin

Ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit në Mal të Zi nuk e ulën bixhozinLojtarët megjithatë kanë gjetur alternativa

Me situatën me të cilën për momentin gjendet shteti i jonë me propozim ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, para më shumë se dhjetë vitesh u përballë edhe Mali i Zi. Ndryshimet në Ligjin nuk arritën që ta realizojnë efektin e dëshiruar, edhe pse në tërësi e paqartë, ku ndryshimet restriktive, pagesa vetëm me “singëll” duhej që të sillnin. Sipas gjitha gjasave shkohej në drejtimin e uljes së bixhozit, por kjo gjë nuk ndodhi. Lojtarët megjithatë kanë gjetur alternativa me ikjen në vendet fqinje, bixhozi përmes telefonit ose në kushtet ilegale. Megjithatë, humbjen më të madhe e përjetoi shteti i cili i humbi të ardhurat mbi bazën e tatimeve.

Para më shumë se dhjetë viteve, qeveria malazeze ka bërë ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit. Me ndryshimet, pas 7 viteve punë, nga arsye të paqarta në tërësi, shteti caktoi se në bastore mund që të luhet vetëm një parë, e ashtuquajtura “singëll”. Me këtë rast, është formuar edhe organizata jo qeveritare Fer-Plejkoja e cila kishte për qëllim që të luftoje për të drejtat e lojtarëve në bastet sportive.

Themelimi i organizatës jo qeveritare u përkrah nga mijëra qytetar, të cilët me letër deri te kryeministri Gjukanovic dërguan kërkesën që të kthehen punët në gjendjen e mëparshme deri në miratimin e Ligjit të ri për lojërat e fatit.

Mediet malazeze u vërshuan me tituj dhe tekste me deklaratën e kryetarit të bordit iniciativë për themelimin e organizatës jo qeveritare ku ai hapur e kritikonte vendimin e qeverisë.

Derisa pritej në zgjidhjen e problemin, në shtet u krijua kaos i vërtet me vënien baste. Disa bastore pranuan pagesa vetëm për singël, disa i vendosën çelësin derës, ndërsa tjerat gjetën alternativa se si të përballen me ndalesën, organizuan bastet në kushte ilegale në objektet e fshehura dhe nën rrethana të rrepta konspiracioni.

Disa lojtar të zellshëm vënë baste edhe me telefon, përmes miqve në Serbi ose shkuan në Trebinje për të paguar një tiketë. Me këtë u bë e ditur se humbjet nga ndryshimet e ligjit para së gjithash janë në shpinën e shtetit e cila tashmë nuk i merrte 5 % tatim aq sa fitonte paraprakisht nga të ardhurat nga bastoret, pastaj lojtarëve që paraprakisht patën argëtim dhe gjithsesi pronarëve të bastoreve.

Ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit në Mal të Zi nxorën në rrugë disa mijëra qytetar në protesta në qendrën e Podgoricës, të cilët e shprehën pakënaqësinë e tyre nga vendimi i qeverisë që, ashtu si thonte kryetari i bordit iniciativë të Fer-Plej, i rregullonte jetët dhe kohën e lirë të qytetarëve të saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top