Aktualitet

Ahmet Davutogllu: Nuk kanë të ardhme ata që humbin shpresën, mos kini frikë të flisni

Ahmet Davutogllu: Nuk kanë të ardhme ata që humbin shpresën, mos kini frikë të flisni

Ish – kryeministri i Turqisë,AhmetDavutogllumbajtinjëfjalim ne njëiftartëorganizuarnë Ankara.“Gjithçka mund të humbet, por sërish mund të fitohet. Edhe pushteti mund të humbet, por fitohet përsëri. Mirëpo nëse humbet shpresa, atëherë është humbur ardhmëria. Mos kini frikë të flisni”, theksoi Davutogllu në paraqitjen e tij.

Ish – kryeministri i Turqisë,Ahmet Davutogllu mori pjesë në iftarin e organizua nga Platforma “Miqtë Ankarasë”. Davutogllu duke i analizuar zhvillimet e fundit politike në vend, mestjerash tha: “Kishim miq që në ditë të vështira u treguan besnik dhe qëndruan pranë nesh, asnjëherë nuk u shmangën nga rruga e drejtësisë. Vlerën e disa gjërave e kuptojmë pasi që t’i humbim. Atëherë e ndjeni që është e pamundur t’i ringjallni. Miq të vërtetë nuk janë ata që i drejtohen njëri–tjetrit vetëm me fjalë të bukura, por janë ata që në mënyrë dhe me metoda të përshtatshme ia tregojnë njëri – tjetrit të vërtetën. Prandaj mendoj se miqësia është njëra prej vlerave që fatkeqësisht e kemi humbur…”

“FATKEQËSISHT NË VENDIN TONË KA PESIMIZËM”

Davutogllu theksoi se bota është duke kaluar në një periudhë të zhvillimeve të mëdha. Ai me këtë rast paralajmëroi për erozionin moral. “Fatkeqësisht sikurse në gjithë botën, edhe në vendin tonë ekziston një pesimizëm. Ditëve të fundit ku do që të bisedoni dhe me kë do që të bisedoni do të vëreni se njerëzit janë nën ndikim psikologjik të pesimizmit. Krizat ekonomike, diskuri i tensionuar politik dhe erozinet morale me të cilat fatkeqësisht të gjithë po ballafaqohemi, po krijojnë një atmosferë pesimiste. Nëse duam që në këtë periudhë kaotike t’i dergojmë mesazh njerëzimit, fillimisht duhet ta përmirësojmë psikologjinë tonë”.

“PUSHTETI MUND TË HUMBET, POR SËRISH FITOHET…”

“Neve aspak nuk na ka hije e keqja dhe pesimizmi.Çdo gjë mund të humbet, por përsëri fitohet. Ka vetëm një gjë që është e pamundur të ringjallet pasi që të humb –  shpresa.Nuk ka të ardhmeai që e humb shpresën. Ndërsa frika dhe nxitjet nuk prodhojnë shpresë. Vetëm fuqia e një shoqërie me referenca të përbashkëta për të krijuar një vizion të ri, mund të krijon shpresë. Kurse vizioni dhe prodhimi i vlerave arrihen përmes lirisë së mendimit. Madje edhe atëherë kur bëhet fjalë për mendim që dallon ekstremisht nga pikëpamja jonë, duhet ta dimë se ai mendim i prodhuar paraqet bereqet”, ka thënë Davutogllu.

“DUHET TË DALIM NGA MËHALLA JONË”

Duke folur rreth referencave të përbashkëta të një shoqërie, Davutollu e shpalosi edhe brengën,  e cila e prekë më së shumti: “Ajo që më shqetëson jashtë mase kohëve të fundit, qoftë si shkencëtar, qoftë si burrështetas apo edhe si një qytetar i rëndomtëi lidhur fort për atdheun, është humbja e referencave të përbashkëta në shoqërinë tonë. Referencat e përbashkëta shoqërore, janë shtyllat që e mbajnë në këmbë një shoqëri. Të gjihë ne duhet të dallim nga mëhallat tona. Shoqëritë që mbyllen në mëhallat e veta, pas një brezi, janë të destinuara të përjetojnë përçarje. Unë këtë e kam vënë re në Irak, u binda në Bagdad dhe në Mosul. E vetmja garanci për të shpëtuar në të ardhmen nga një proces i tillë, është dalja nga mëhallat në të cilat kohëve të fundit jemi mbyllur jashtë mase shumë”.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top