Aktualitet

Provimi i diplomacisë Turke në Ballkan në raport me perceptimin e OJQ-ve

Provimi i diplomacisë Turke në Ballkan në raport me perceptimin e OJQ-ve

Shkruan: Osman Atalay

Popujt dhe politikanët e Ballkanit, në 10 vitet e fundit në kuadër të procesit të BE-së po përjetojnë një shpresë dhe shpërfaqin në entuziazëm të ri.

Rinia e Bulgarisë, Greqisë, Rumanisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, gjersa po përjetojnë dinamizmin politik dhe ekonomik përmes përafrimit me Europën, Kosova dhe Serbia kanë ngecur në disa procedura të vogla, megjithatë, popullata e moshës re që kanë i japin frymë shteteve të Evropës.

Gjuha e cila preferohet më së shumti në shkolla të mesme dhe universitete është gjermanishtja, dhe ideali i të gjithë të rinjve është shkuarja në: Gjermani, Holandë, Austri, Suedi dhe Zvicër.

Në këtë proces të ri të Ballkanit, do të ishte e udhës që t’i rishikojmë politikat sociale, civile, kulturore dhe strategjinë politike kundrejt popujve që kemi një fe, prejardhje dhe histori të përbashkët.

Në 25 vitet e fundit, gjenerata e re, gjegjësisht të rinjtë që vijnë nga minoriteti i popujve vëllezër, vetëm 5 deri në 10% e tyre janë kthyer në vendlindje, pjesa tjetër kanë preferuar qëndrimin në Turqi.

Të gjithë u mobilizuam gjatë luftës së brendshme dhe shkatërrimin të Jugosllavisë në këtë gjeografi. Institucionet civile dhe shtetërore për 27 vite në kohë të ramazaneve dhe kurbaneve përpiqen që t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre.

Sot kur shikojmë prapa nga pika ku kemi arritur, nga politikat që janë aplikuar, nuk mund të thuhet se jemi edhe aq të kënaqur.

Politikat ndaj Ballkanit duhet të jenë më të kujdesshme; kemi nevojë urgjente për politika afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate.

Politikat ndaj Ballkanit të ndikuara nga luftërat e 1992 dhe kontrolli i strukturave dhe rrjetit të FETO-s, që nga 2016 e tutje rikonstruktimi organizatave zyrtare të shtetit pas përfundimit të pastrimit, tani për tani vazhdojnë rrugën përbrenda një dinamike mesatare.

Gabimi thelbësore që vazhdon dje dhe sot i politikave ndaj Ballkanit është politikani me prej ardhje Ballkanike, biznesmeni me prejardhje ballkanike. Udhëheqja e politikave të shoqërisë civile mbi prejardhjen Ballkanike dhe politikat shtetërore populiste duhen braktisur më, dhe duhet aplikuar politika reale shtetërore.

Mendja e shtetit nuk duhet të mbetet prapa hijes së politikës.

Në Ballkan nuk duhet të ketë politikë pushtetesh, shoqatash e xhematësh. Ato mund të kenë parashikime, sugjerime. Shteti duhet të ketë politika që bazohen në themele të veprimit afatgjatë në Ballkan. Nuk duhet të ketë politika Ballkanike të pushteteve dhe ideologjive që janë ndryshim e sipër.

Përkundër prezencës dhe potencialit të fuqishëm të popujve me prejardhje të përbashkët fetare dhe atyre me prejardhje përbashkët origjine, në procesin e ndryshime politike megjithatë nuk kemi ndikim të kënaqshëm.

Do të kishte qenë e rrugës që të rishikohen dhe të analizohen aktivitetet e shumë zyrave të organizatave zyrtare, përfaqësive, qindra OJQ-ve dhe komunave, siç janë organizimet ramazanit, kurbanit dhe synetisë, në raport me mbështetjen ndaj studentëve të këtyre shteteve dhe efektin politik të arritur.

Ndikimi individual i politikës në institucionet shtetërore dhe OJQ-të është bërë shkak i një ndikimi negativ në rolin dhe misionin e tyre jashtë shtetit. Kjo ndikon në prishjen e imazhit të shtetit.

Shtetet të cilat ju çmojnë juve, këtë herë fillojnë të na qasen me perceptimin e OJQ-ve.

Shokë të cilët punojnë në shumë institucione zyrtare dhe civile përpiqen që të reflektojnë botën e tyre ideologjike brenda së cilës ndodhen dhe kështu po shkëputen nga e vërteta e vendit ku veprojnë.

Problem tjetër specifik është edhe mos kujdesi dhe vëmendja institucioneve politike, zyrtare dhe civile ndaj ambasadorëve, institucioneve si TIKA dhe MIT-i të cilat kanë informacione, akumulim dhe përvojë të rëndësishme me Ballkanin.

Aktivitetet e komunave që i bëjnë jashtë duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve primare të këtyre rajoneve në aspektin social, ekonomik, edukativ dhe shëndetësor.

Kjo ia mundëson Turqisë përdorimin e drejtë të burimeve të saja.

Nuk është e udhës që në mënyrë të vazhdueshme t’i poshtërojmë popujt e Ballkanit qoftë në aspekt personal qoftë kolektiv, përmes aktiviteteve që realizohen nga OJQ-të, xhematet dhe institucionet zyrtare me qëllim të reklamimit, çështje egoizmi dhe apo çështje inati, duke i bërë të ndjehen ata gjithmonë si lypsar.

Bankat, për më tepër se vlerat e vëllezërve tanë, i vënë në spikamë edhe vlerat vendore. Universitetet tona, fatkeqësisht, nuk i marrin parasysh shumë kushtet vendore. Përtej kërkimit të kualitetit për tu mbajt në këmbët e veta, problemin kryesor e kanë që ata të angazhohen në politikat e brendshme të Turqisë.

Agjencia Anadollu, në fushën e politikës, artit dhe socio-kulturës duhet të kthehet në gazetari më kreative, më e fuqishme dhe më luftarake në ngjarje kritike.

Kemi nevojë për kuadro me përvojë dhe të dëshmuar në Ballkan dhe Evropën Lindore.

Është fare qe qartë që nuk na kënaq fakti që në Ballkan se investimet e pritura, qoftë aspektin material qoftë në atë shpirtëror. Komunat, OJQ-të dhe disa institucione zyrtare politikat e tyre vepruese dhe potencialitetet t’i formësojnë nën hijen e ndikimit të politikanëve të caktuar.

Nuk duhet neglizhuar fuqitë politike si Gjermania, Austria, Amerika, Italia, Franca dhe Greqia, të cilat janë shumë disiplinore dhe shumëplanëshe në veprim.

Jetojmë në një kohë kur në Ballkan i ri e i vjetër fytyrën, e gjithë gjenerata, e ka kthyer kah Perëndimi.

Ka ardhur koha që, burimet tona materiale, shpirtërore dhe njerëzore t’i rishqyrtojmë nën filtrin e mendjes, logjikës dhe së vërtetës.

Përfaqësimi i TIKA-s në Ballkan dhe Evropën Lindore

TIKA, organizatë kjo e cila ka përfaqësi në 11 vende të Ballkanit dhe Evropës Lindore, në kushte të vështira madje, është për t’u marr shembull se si në një rajon me 100 milion banor, ia ka arritur të dhurojë buzëqeshje.

TIKA na i zbutë dhimbjet tona kur e kujtojmë faktin se ajo se vepron në një rajon me 100 milion banor duke e respektuar ndjeshmërinë e gjuhës, fesë, etnisë dhe prioritetet tona kombëtar. Rrjedhimisht, ndjeshmëria dhe përpjekja e TIKA-s duhet të merret shembull me përpikëri nga institucionet të cilat janë përgjegjësi  për diplomacinë.

Bazuar në ndërtimin etnik të Ballkanit, veprimit dhe punës disiplinore si dhe përcjelljen e një diplomacie të gjallë, ndjej për borxh ta falënderoj institucionin tonë të TIKA-s e dhe përfaqësinë e saj të Ballkanit.

Burimi: Yeniakit

 

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top