home

Sa duhet të jen amerikane, shkollat amerikane

Një pjesë e shtysës së reformës moderne të arsimit është ideja që më shumë sistem arsimor të operohet nga bizneset. Shumë merita dhe mangësi të kësaj qasjeje vazhdojnë të debatohen, por një aspekt është diskutuar rrallë. Biznesi modern është shumënacional, kështu që duhet të pyesim –  se sa kontrollin  e sistemit arsimor ne duam të dërgojmë jashtë kufijve të SHBA-ve? 
Shkollat private  janë njëra nga mënyrat  me anë të së cilës shtetasit e huaj munden të përfshihen në sistemin arsimor  të Shtetve të Bashkuara.Shembulli më i  dukshëm  është ai me shkollat  të ashtuquajtura  rrjeti  i GYLENTI. Imami  sunit  Fetullah Gylen  (  të cilit  pothuajse gjithmonë i jepet mbiemri  “ I izoluari “), u zhvendos  në SHBA  në vitin 1999 për trajtim mjeksorë.Brenda një dekade, ai krijoi një rrjet  shkollash. Ky rrjet shkollash është përdorur për  të lëshuar viza  H-1B  për një numër të madh të   shtetasve turk  për të ardhur  dhe për të studiuar. Shumë  raporte   pohojnë se ata duhet të  japin një pjesë të rrogës për këto shkolla. Shkollat poashtu akuzohen  për larje parash  nëpërmjet  kompanive  të ndërtimit të lidhura me  Gulenin.Përderisa  disa kritikë konservatorë shqetësohen për shkollat e Gylenit si qendra indoktrinimi, shumë të tjerë janë të shqetësuar se shkollat e Gylenit  e përdorin SHBA-në  për të paguar një qeveri në  mërgim.   Shkollat e Gylenit i futën  studentët e SHBA-ve në një luftë të huaj për pushtet, qeveria e Erdoganit ka punuar  intenzivisht për të minimizuar rrjetin e tyre  si dhe   për puçin në Turqi  në  2016  u akuzua Gylen.Ky është vetëm një rrjet, por  është pjesë e rrjetit  më të madh në vend  me rreth 150 shkolla ( por jo të gjithë shkollat  duan të reklamojnë lidhjen e tyre me Gylenin ). Por në shumicën e shteteve, shkollat   private drejtohen  si biznese, duke lejuar investitorë dhe operatorë nga e gjithë bota.

Ky  tekts  është shkëputje e  artikullit   të publikuar në revistën Forbs   me autor  Peter Greene

https://www.forbes.com/sites/petergreene/2019/01/09/how-american-should-american-schools-be/#628060f97144

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Populare

To Top